Dalin rezultatet e para në Maqedoninë e Veriut, Zaev kryeson me pak diferencë ndaj VMRO- DPMNE, shqiptarët…

Vetëm disa minuta pasi dolën informacionet e para nga përpunimi i votave në terren, faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u bllokua.

Por, nga ajo çfarë u pa për herë të fundit nga përpunimi i rezultateve në 566 qendra votimi, pra në 13 % të qendrave të votimit, u konstatua se: koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja prin me 34 për qind, VMRO-DPMNE me 33 për qind, BDI me 12 për qind, dhe koalicioni ASH- Alternativa me 10 për qind.

Ndërkohë, zëdhënësi i BDI-së deklaroi se BDI-ja nga 50 për qind të të dhënave BDI-ja po udhëheq bindshëm në Tetovë dhe Çair. Ai madje theksoi edhe fitore të thellë në Komunën e Sarajit dhe Dibrës. Osmani shpalli fitore edhe në Komunën e Likovës dhe Kërçovës.

“Fitore në Teracë, Sopishte, Manastir dhe Strugë”, – tha Bujar Osmani.

Nesër pritet të mësohet definitivisht se kush do të formojë qeverinë e re dhe cili do të jetë kryeministri i ri në Maqedoninë e Veriut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT