VIDEO/ Muzikë “live” e tallava, lokalet e natës plot me vajza e djem

Dy administratorë lokalesh do të procedohen penalisht, pasi organizuan aktivitete me muzikë live në lokale nate, në kundërshtim me Aktin Normativ në kohë pandemie.

Burime zyrtare thanë se u proceduan penalisht shtetasit me inicialet P. K., 41 vjeç dhe K. L., 42 vjeç, banues në Krujë dhe Milot, administratorë të lokaleve me muzikë live, pasi nuk i janë bindur urdhrit të përsëritur nga punonjësit e Policisë, për mbylljen e aktivitetit, ndersa u ndëshkuan dhe me masë administrative 100.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT