Nuk mungojnë në festë, xhaxha e nip pozitivë me Covid-19, mjeku në Fier infekton edhe katër të tjerë
Pjesëmarrja në një festë familjare ka bërë që dy persona, xhaxha e nip të infektohen me koronavirus në Fier. Xhaxhai i cili punon në një kompani nafte dhe nipi në Kadastrën e qytetit, kanë shfaqur simptoma të sëmundjes një ditë pas festës.
Kjo ka bërë që ata të mos paraqiten në punë. Mësohet se një pjesë e madhe e punonjësve që është në karantinë, ndërsa puna në Kadastër dhe në kompaninë e naftës vijon normalisht.
Sakaq u është marrë tamponi gjithë punonjësve si dhe familjareve që ishin në festë dhe priten përgjigjet. Nga 6 rastet e reja që raportoi ministria këtë të enjte, sipas ABC News, katër të tjerët janë kontakte të mjekut anestezist të infektuar tri ditë më parë.