KE: Vendimtare që Marrëveshja e 5 Qershorit të ruhet, ndryshimet të mos cënojnë qëllimin kryesor

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, me anë të një postimi në Twitter, është shprehur se është vendimtare që Marrëveshja e 5 qershorit të ruhet duke marrë parasysh nevojën për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ ODHIR.

Po ashtu, ne reagim, Ana Pisonero shkruan se çdo ndryshim legjistlativ i bërë nuk duhet të cënojë qëllimin kryesor të saj.

Reagimi i plotë:

“Është vendimtare që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në #Shqipëri të ruhet, duke pasur parasysh domosdoshmërinë për të përmbushur rekomandimet e OSBE / ODHIR, një kusht i vendosur nga Këshilli marsin e kaluar para IGC. Çdo ndryshim shtesë legjislativ nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim parësor.”

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT