Greqia shtyn afatin për hyrjen e shqiptarëve, rregullat e reja deri në datën 31 korrik

Greqia ka shtyrë hapjen e kufijve për shqiptarët të paktën deri në datën 31 korrik të këtij viti.

Kështu, është vendosur kufizimi i përkohshëm i të gjitha lidhjeve detare dhe tokësore me Shqipërinë, për arsye parandaluese dhe mbrojtëse nga përhapja e mëtejshme e COVID-19, si edhe ndalimi i  hyrjes për qytetarët nga Shqipëria për në Greqi,  për periudhën kohore nga 16.7.2020 deri më 31.7.2020.

Ndalimi i  hyrjes nuk është i  vlefshëm për: a) Qytetarët grekë, poseduesit e Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe për persona që kanë vendbanimin kryesor ose  vendbanimin e zakonshëm në Greqi, b) kalimin e kamionëve që transportojnë mallra, c) transportin e mallrave me anije, d) hyrjen e personave, nëpërmjet kufijve tokësorë, për arësye absolutisht  të domosdoshme  profesionale, që këta persona i vërtetojnë me dokumentet përkatëse.

Është vendosur po ashtu kufizimi i përkohshëm i të gjitha lidhjeve ajrore me Shqipërinë, në drejtim të të gjitha aeroporteve të Greqisë, me përjashtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Eleftherios  Venizelos” të Athinës.

Edhe në këtë rast shtyrja është bërë deri në 31 korrik.

Sipas vendimit, të gjithë udhëtarët që kanë të drejtë hyrjeje në Greqi, siç përmëndet në pikën 1, pavarësisht  nënshtetësisë dhe mënyrës së hyrjes në vend, me përjashtim të atyre që hyjnë me skafe private shlodhjeje  dhe  anije turistike profesionale, përjashtuar këtu kroçereve, plotësojnë formularin tip elektronik PLF (Passenger Locator Form), në adresën elektronike: https://travel.gov.gr,  me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, jo më vonë se një ditë përpara mbërritjes së tyre.

Vërtetimi i plotësimit  të formularit elektronik PLF, që dërgohet automatikisht  me mesazh elektronik, nga sistemi tek udhëtari, konsiderohet  si dokument i nevojshëm udhëtimi. Kompanitë ajrore dhe  detare si dhe kompanitë e transportit  rrugor dhe hekurudhor, janë të detyruara që të ushtrojnë kontroll tek udhëtarët para se ata të hypin në  mjetin e udhëtimit. Në rast të shkeljes së këtij detyrimi, ato janë të detyruara që  të riatdhesojnë  udhëtarin, nën përgjegjësinë e tyre dhe me shpenzimet e tyre. Formulari i vlefshëm i tipit PLF, me kod QR, konsiderohet i nevojshëm për hyrjen nga çdo pike hyrjeje në Greqi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT