Dialogu Kosovë-Serbi/ Hoti flet pas takimit me Vuçiç në Bruksel: Kemi bërë progres por…

Pas përfundimit të takimit ballë për ballë me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Bruksel, ka reaguar Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.
Në kuadër të rinisjes së dialogut, ai tha se është arritur progres dhe se javën e ardhshme pritet detajimi i çështjeve.
”Kemi bërë progres edhe tek tema e zhvillimit ekonomik detajet tjera do t’i mësoni ditëve në vazhdim. Jemi duke diskutuar, ka progres por presim javën e ardhshme të detajojmë këto çështje,” tha ai për mediat.
”Këto janë biseda të nivelit politik, sepse jemi në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjes finale, duhet vullnet të të dy palëve dhe dedikim mbështetës. Jemi plotësisht të angazhuar dhe besojmë tek partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen që na japin. Çështja me objektivë të qartë është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë,” u shpreh Hoti.