Takimi në Bruksel, reagon Vuçiç: Bisedimet me Hotin nuk ishin të lehta

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin nuk kanë qenë të lehta.
Ai tha se në këtë raund të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, në Bruksel, është diskutuar për temën e personave të zhdukur dhe të zhvendosur brenda vendit si dhe ekonominë.
“Bisedimet do të vazhdojnë në nivelin teknik të mërkurën”, ka thënë Vuçiç.
Dialogu Kosovë-Serbi/ Hoti flet pas takimit me Vuçiç në Bruksel: Kemi bërë progres por…
Më herët ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.
Në kuadër të rinisjes së dialogut, ai tha se është arritur progres dhe se javën e ardhshme pritet detajimi i çështjeve.
”Kemi bërë progres edhe tek tema e zhvillimit ekonomik detajet tjera do t’i mësoni ditëve në vazhdim. Jemi duke diskutuar, ka progres por presim javën e ardhshme të detajojmë këto çështje,” tha ai për mediat.