Libri provokues për Kosovën në zyrën e Oliver Varhelyi, komentuesit: Jep shpjegime!

U mbajt sot në Bruksel takimi mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen disa çaste para takimit, është një libër, që qëndron në zyrën e Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Libri që shfaqet në fotografinë e publikuar nga vetë ky i fundit, gjatë takimit me Vuçiç është provokues për Kosovën, madje është konsideruar edhe si shenjë që Bashkimi Europian nuk mban qëndrim neutral në dialogun Kosovë-Serbi.

Bëhet fjalë për librin “The Christian Heritage of Kosovo and Metohija” ( Trashëgimia e Krishterë e Kosovës dhe Metohisë) që ka nxitur komente të shumta në rrjetet sociale.

Nëse ia ka dhuruar Vuçiç, apo vetë Varhelyi është i apasionuar pas këtij lloj literature, nuk e dimë. Por qindra janë qytetarët që i kërkojnë zyrtarit të lartë të BE-së të japë shpjegime.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT