Koronavirusi i merr jetën në moshë të re policit në Kosovë, dedikimi prekës i motrës (FOTOT)

Një polic, rreth 40 vjeç, ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Kosovë. Bëhet fjalë për efektivin, Ilir Gjoka, i cili ka shërbyer në Stacionin Policor të Gjakovës.

Motra e Ilir Gjokës, zyrtarit policor të të Gjakovës që e humbi betejën me koronavirusin nën moshën 40 vjeçare, ka shkruar fjalë prekëse për vdekjen e vëllait.

Ajo ka thënë se Iliri ishte shtylla dhe krenaria e shtëpisë, ndërsa ka shkruar se nuk e di si do të jetojë pa të.

“I dashur vëllau im, na ike në moshë të re. Na thave shpirtin bre Ilir Gjoka, ne u rritëm bashkë, perveç që ishim vëlla e motër, ishim shokë dhe ekip i fortë bashkë, nuk di si do jetoj pa prezencën tënde, pa shakatë tuaja, pa këshillat e tua dhe pa forcën dhe mbështetjen e madhe që ma dhe gjithmonë 
Mungesën tënde nuk e zëvendeson askush o ylli jonë i bukur. Qe shtylla e shpisë, krenaria jonë, i shërbeve atdheut dhe popullit pa e kursyer veten në asnjë moment… qysh bre na tradhtove kështu   kujtimet me ty do të mbesin gjithmonë sirtar i çmuar i zemres time“, ka shkruar ajo.

Koronavirusi i merr jetën në moshë të re policit në Koronavirusi i merr jetën në moshë të re policit në Koronavirusi i merr jetën në moshë të re policit në Koronavirusi i merr jetën në moshë të re policit në Koronavirusi i merr jetën në moshë të re policit në Koronavirusi i merr jetën në moshë të re policit në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT