Myslim Murrizi shpërthen keq ndaj Kaç Islamit: Spurdhjak! Ta vrasësh me bukë në gojë është pak

Deputeti Myslim Murrizi shpërthen në akuza të forta ndaj ish-deputetit Kastriot Islami.

Teksa fliste për marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, Murrizi u ndal dhe te ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008 dhe tha se “ajo pacavure” është e Kastriot Islamit.

“Ka ikur koha e spurdhjakëve. Kjo pacavure Kushtetute e 2008 është e Kac Ismalit, që e ka të kycur në kokë kohën e Enverit. Është një hajdut, që dërdëllit. Ai s’ka shans të vijë të marrë votat as për kryeplak. Këta janë t’i vrasësh me bukë në gojë dhe prapë është pak”, u shpreh Murrizi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT