Të ndalohet “konspiracioni” i testimeve për Covid-19 në Shqipëri

Nga Tritan Shehu

Që prej shkurtit testimet me tampon e më tej ato imunologjike vazhdojnë të jenë në shifrat mjerane, në amulli, jo transparencë, duke përbërë një nga shkaqet e dështimit.

Jemi vendi i fundit në Europë për numrin e testimeve për 1 milion banorë me 10617, kur Serbia ka 60050, Italia 100955, etj

Jemi vendi me pozitivitetin më të lartë të tyre, gjë që flet për numër të vogël e probleme metodike, që dëmtojnë kërkimin, p.sh dje në Itali u bënë 56000 testime e dolën pozitiv rreth 100 persona, në Shqipëri në rreth 450 testime pozitiv dolën 99!

Jemi vendi ku testimet bëhen vetëm në nga një laborator për tamponin e ato imunologjike, për më keq asnjë nga këto laboratorë nuk ka publikuar llojin e kiteve që përdor e karakteristikat tyre.

Për më tepër zyrtarët e deklarojnë besueshmërinë e këtyre testimeve shume te ulet, rreth 70%, shifër kjo e hasur në kitet kineze, ndërsa ato Perëndimore i kane mbi 95-98%, duke vënë ne dyshim kështu edhe këtë që po behët.

Paradoksalisht qytetarët, që bëjnë testimin e marrin përgjigjen vetëm në telefon, pa u pajisur me një dokument zyrtar!!!

Me metoda inkuizicionale e antishkencore janë ndaluar kapacitetet laboratorike të vendit për të kryer testimet, zgjeruar gamën e volumin e tyre si domosdoshmëri kjo, dëmton rendë shëndetin e qytetarëve, të drejtën e tyre për t’u ekzaminuar, transparencën, mundësitë për të lëvizur jashtë kufijve, si dhe e fut procesin nën një mjegull “konspiracioni”.

Në vendet europiane testime të shumëllojshme kryhen lirshëm në laboratorët mjekësore publike e private, në ato veterinaret e farmacitë, pikërisht se diviza “test, test,test, identifikim, izolim, mjekim”, është ajo fituesja. Edhe për këto arsye asistenca e plotë ndërkombëtare, preferenciale ajo italiane, është e domosdoshme për ne!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT