Hapet laboratori i dytë për testimet e Covid-19, Manastirliu: Për asnjë moment nuk e kemi humbur…

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka zbuluar sot se pas laboratorit të referencës në Institutin e Shëndetit Publik, testimet molekulare për identifikimin e SARS COV2 do të kryhen edhe në QSUT

Teksa inspektoi laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Manastirliu deklaroi se po forcohen kapacitetet për kryerjen e testeve Real Time PCR.

Duke folur për kapacitetet e testimit, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se synohet cilësi në këtë proces.

“Aktualisht në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik, që është një laborator reference, kapacitetet e testimit janë nga 500-1 mijë testime ditore dhe me hapjen e këtij laboratori për pacientët e spitaleve COVID, vijojmë rrisim kapacitetet, por rëndësi ka cilësia e testimit, ndaj dhe ky laborator është i biosigurisë 2, i çertifikuar nga OBSH” – tha Manastirliu.

Shefi I Shërbimit të Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, prof. Andi Koraqi, tha se çdo gjë është gati për të nisur punën për testimin e pacientëve të spitaleve COVID.

“Laboratori është I çertifikuar dhe tashmë jemi gati për të nisur punën më pacientët e spitaleve COVID të Tiranës”, tha Koraqi.

Drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, prof. Silva Bino tha se ky laborator i plotëson të gjitha kushtet e biosigurisë dhe do të jetë një ndihmë e madhe për luftën ndaj SARS COV2.

Laboratori i Mikrobiologjisë në QSUT do të vijojë edhe testimet serologjike për stafet mjekësore, pas Tiranës, edhe për stafet në spitalet rajonale. Aktualisht përqindja e pozitivitetit është nën 5.5%.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT