“Isa Mustafa humb jetën nga Covid, në varrim Albin Kurti”. Arrestohet autori i videos së rreme

Një person, i cili shpërndau foto dhe video ku thuhej se kreu i LDK-së, Isa Mustafa kishte ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus, është prangosur nga policia.

Autori që ndau një video të montuar, mësohet se është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk identifikohet me emër.

Ka qenë sekretari i LDK-së, Arban Abrashi ai që ka njoftuar policinë.

Abrashi ka thënë se kanë lajmëruar menjëherë policinë e Kosovës pas përhapjes së videove dhe se i dyshuari është arrestuar.

Ndërkohë, familjarët e Mustafës konfirmuan se lideri i LDK-së po vazhdon që të qëndrojë në vetëizolim dhe është në gjendje të stabilizuar.

/a.r

Back to top button
LAJMET E FUNDIT