Gjoba e bllokim aktiviteti/ ISHP ndëshkon fasoneri, kompani nafte, supermarkete e insitucione publike

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës antiCOVID, kanë realizuar 1381 kontrolle dhe monitorime në 24 orët e fundit, rreth zbatimit të masave kundër koronavirusit.

MInistria e Shëndetësisë njofton se janë vëndosur 11 masa administrative, ku 4 gjoba janë vendosur në fasoneri, kompani nafte dhe supermarkete, ndërsa 7 masa administrative për pezullim aktiviteti në institucione publike, market ushqimor, dyqan veshjesh dhe filial banke.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura.

Bizneset të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë:

▪️Dezinfektoni ambientet;
▪️Kryeni ajrosjen rregullisht;
▪️Përdorni maska apo barriera mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët.

Qytetarët të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura:

▪️Mbani distancën;
▪️Vendoseni maskën;
▪️Ruani higjienën personale dhe kolektive.

Gjoba e bllokim aktiviteti/ ISHP ndëshkon fasoneri, kompani nafte, Gjoba e bllokim aktiviteti/ ISHP ndëshkon fasoneri, kompani nafte, Gjoba e bllokim aktiviteti/ ISHP ndëshkon fasoneri, kompani nafte, Gjoba e bllokim aktiviteti/ ISHP ndëshkon fasoneri, kompani nafte,

Back to top button
LAJMET E FUNDIT