Përditësimi i shifrave për të infektuar e viktima, Ministria e Shëndetësisë ndryshon orën e dhënies së informacionit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për ndryshim orari të dhënies së informacioneve të fundit në lidhje me të prekurit dhe numrin e viktimave të shkaktuar nga Covid-19.

Prej kohësh, ministria vinte paradite me një njoftim zyrtar të 24-orëve të fundit për shifrat e të shëruarve, infektuarve dhe viktimave.

Tashmë po vetë ministria ka njoftuar se duke nisur nga nesër ky njoftim do të bëhet në orën 16:00.

“Nisur nga fluksi i punës 24/7 në Institutin e Shëndetit Publik, ku po punohet pa ndërprerje në çdo orë të ditës dhe natës prej më shumë se 4 muajsh, si dhe nisur nga zgjerimi i kapaciteteve të testimit dhe për të përmbushur raportimin 24-orë, përditësimi i situatës së shkaktuar si pasojë e Covid-19, duke filluar nga dita e shtunë, 18 korrik e në vijim, do të jetë live në orën 16:00 në ERTV dhe në faqen e Facebook të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, ju uroj fundjavë të mbarë!,” thuhet në njoftim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT