FOTOT/ Rruga e re turistike e Salarisë në Tepelenë, Rama: Ua bën të lehtë të njihni një tjetër copë magjike Shqipërie

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga rruga e re turistike e Salarisë në Tepelenë, e cila sipas tij “ia bën të lehtë çdo vizitori të njohë një tjetër copë magjike të Shqipërisë”.

“Ja një tjetër rrugë e re turistike që ua bën të lehtë të njihni një tjetër copë magjike Shqipërie, e përgjatë saj një copë historie në shtëpinë e rindërtuar dhe muzealizuar të heroit legjendar Selam Musai”, tha Rama.

Më parë ky aks i rëndësishëm i Labërisë ishte totalisht në gjendje të amortizuar, duke u kthyer në një pengesë serioze për lëvizjen e banorëve të zonës dhe transportit të produkteve.

Përtej impaktit të pritshëm afatgjatë në aspektin ekonomik, kjo rrugë siguron dhe një zgjidhje përfundimtare në drejtim të turizmit.

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT