Ndryshimet kushtetuese në Këshillin Politik, Varhelyi: Lajm i mirë, gjithëpërfshirja është mënyra e duhur, por marrëveshja e 5 qershorit të mos cënohet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka përshëndetur vendimin e PD- PS për t’u ulur në Këshillin Politik për ndryshimet kushteutese.

Ai thekson se gjithë përfshirja është mënyra më e mirë për zgjedhjet, të cilat duhet të diskutohen. Gjithashtu shton se marrëveshja vendimtare e 5 qershorit duhet të ruhet dhe votohet pasi adreson një kusht kryesor për bisedimet e pranimit në BE.

‘’Reforma zgjedhore në Shqipëri. Është mirë që Këshilli Politik do të diskutojë ndryshimet e propozuara në sistemin zgjedhor. Gjithëpërfshirja është mënyra e duhur për çështjet elektorale. Marrëveshja vendimtare e 5 qershorit ruhet dhe votohet shpejt në ligj pasi adreson një kusht kryesor për bisedimet e pranimit të BE.’’- shkruan Varhelyi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT