Akuzat se favorizon oligarkët, Veliaj: Ia kam lujt fenë! U kam rritur taksën 10 herë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e pranon se do të ndërtohen kulla në kryeqytet, por thotë se ato do të ndërtohen për të punësuar qytetarët, pasi me rritjen e numrit të popullsisë në kryeqytet është rritur edhe kërkesa për punësim.
Në përgjigje ndaj akuzave se favorizon oligarkët, Veliaj thekson se është rritur 10 herë taksa ndaj oligarkëve duke përdorur shprehjen “Ia kam lujt fenë”.
“Kërkohen 4 mijë deri në 5 mijë apartamente në Tiranë, pasi është rritur numri i popullsisë me 25 mijë veta. Ne duam persona që kanë mbaruar në hotele me 5 yje, por nuk duam hotele me 5 yje. Në Tiranë po ndërtohet hoteli më i ri, ‘Swis Hotel Tirana”, ku po punojnë persona nga Maqedonia se është numër i kufizuar për ata që kanë aftësi pune të specializuar. Kundërshtia më e madhe që mund t’i bëhet një oligarku është t’i rrisësh taksat. Janë rritur taksat 10 herë për ata. Unë jam guximtar, por jo aq i marrë sa të kryej vetëvrasje me projektet e Bashës”, tha Veliaj në emisionin Protokoll.