FOTOT/ Artan Hoxha zbulon parcelat me kanabis në jug: Siç ka thënë komandanti, punë ka, por duhen profesionistë

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka sfiduar policinë e shtetit, ndërsa ka postuar së fundmi pamje nga territoret e mbjella me kanabis.
Bima narkotike është konstatuar në një luginë rrëzë vargmalit Trebeshinë-Dhembel-Nemerçkë.
“Narcokulture 2020. Gjen mor gjen. Po te kerkosh, patjeter qe gjen. Sigurisht, me qetesi e dashuri, ndryshe ndonje tufe me “qen stani”, te pret rrugen… Po me pergatitje te larte psikologjiko-teknike dhe me nje variant te mire taktik, suksesi eshte nga ana jone
Hapi 1)-Fillimisht kapim lartesite, qe te ndihmojne si pika vrojtimi.
Hapi 2)-Identifikojme zonen e rrezikut dhe leshojme skifterin(dronin) nga ajri, me qellim lokalizojme objektivin dhe zbulojme sistemin e sigurise…
Hapi 3)-Sapo skifteri(droni) kap “gjahun” dhe na njofton se rojet u hutuan dhe leshuan sinjalin “po vijne te zinjte”(nofka per FNSH, Forcat e Nderhyrjes se Shpejte), leshohemi me vigjilence te larte drejt lugines…
Ne te vertete, drejt “livadhit” nuk po zbarkojne “te zinjte” e FNSH-se, per fat “te mire”, jane te “zinjte” e murrme
Vape behari, Permet-Kelcyre, lugina rreze vargmalit Trebeshine-Dhembel-Nemerçke..
Ne ditet ne vazhdim, nje material i plote, ne ABC NEwS, per sezonin e narcokultures 2020.
I vetmi sektor, qe jo veten nuk kerkoi page lufte nga paketat e ndihmes Rama-Ben Ahmetaj, por ka hapur me mijera vende pune dhe ka kryer investime serioze, mbase me te fuqishmet gjate ketij viti, ne Shqiperi…
Si ka thene komandanti:
“jo se nuk ka pune, por nuk kemi profesioniste”..
Ne rastin konkrete batuta eshte:
“Kur ka profesioniste, i gjejne pune vetes”…”, shkruan ai.