“O moj nëna ime, vdiqa…”/ Pamje rrëqethëse, si rënkojnë pacientët me COVID tek Infektivi në Tiranë (VIDEO)

Pacientë të shtrirë dhe të intubuar, mjekë që vrapojnë në korridore. Kjo është panorama nga spitali Infektiv, aty ku po mbahen mbi 100 pacientë të shtruar me COVID-19.
Mininistrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu publikon në një video në facebook, pamjet brenda spitalit Infektiv, nga ku zhvillohet beteja e të infektuarëve me Covid – 19.
Krahas videos, e cila synon të sensibilizojë qytetarët për pasojat e rënda të këtij virusi, Manastirliu ka edhe një apel për shqiptarët të cilëve u kërkon vendosjen e maskës.
“‼️Lutemi?? #VendoseniMaskën? Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj më të dashur!” shkruan Manastirliu.
Kujtojmë ditën e djeshme 3 qytetarë në terapi intensive, të intubuar kanë humbur jetën te Infektivi. Një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59 vjeçar nga Korça, nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 106 pacientë, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar.
Shihni videon: