Opozita reflekton dhe apelon: Qeveria të japë maskat falas çdo ditë për qytetarët!

Zgjohet opozita dhe kete here apelon njesoj si qeveria me ane te Tritan Shehut:

Duke e filluar nga qytetaret u bej thirje atyre te respektojne me rigorozitet rregullat e kerkuara higjeno-sanitare, te ruajne distancen fizike mbi 2 m, te perdorin jo vetem ne ambjentet e mbyllura maskat, t’i drejtohen mjekut te familjes per cdo shqetesim etj.

Ndersa institucionet shteterore perpara “lutjeve” ndaj popullesise te permbushin detyrimet, pergjegjese keto per deshtimin e deri tanishem e ecurine e metejshme, qe shkurt po i perseris:

—Pregatisni e publikoni nje strategji te mbeshtetur me buxhet e risurse per kete faze emergjente, me tej per stabilitetin e daljen.

—Hiqni dore nga metodat inkuizicionale e pranoni “liberalizimin e kontrolluar” per te gjitha llojet e mundesite e testimeve ne vend.

—Siguroni maskat per cdo dite per qytetaret, duke percaktuar dhe llojin e tyre, detyre kjo sot e shtetit e kontrolloni.

—Zgjeroni detyrimin e perdorimit te maskave edhe ne ambjente te hapura me dendesi, a per distanca nen 2 m, per personelin e lokaleve etj.

—Mbroni, pajisni e mobilizoni totalisht kujdesin paresor e mjekun e familjes.

—Mbroni e forconi spitalet e institucionet shendetesore sipas standarteve europiane e vendosni kontrollin.

—Forconi e ngrini nivelin teknik, struktural te qendrave te reanimacionit, pajisini ata me teknologjine e domosdoshme, nga shtreterit, qarkullimi i ajrit e deri te respiratoret e pershtatshem, monitorimi i plote e tek ECMO.

Vendet europiane dyfishuan apo trefishuan vendet e reanimacionit ne reth tre jave; pa dyshim kjo kerkon distancim fondesh adeguate, krejt te sigurueshme.

—Kerkoni asistence nderkombetare te gjere e stabel, Italia eshte afer nesh” shkruan Shehu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT