Sonila Meço: Vetëbesim mistik i Ramës, që pret ta mbështesë edhe Europa

Sonila Meço ka komentuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama, për t’u takuar me Ilir Metën dhe Lulzim Bashën për ndryshimet kushtetuese.

“Pra Kryeministri është i gatshëm të ulet me Presidentin dhe Liderin e Opozitës për t’i shpjeguar dobinë e ndryshimeve kushtetuese për Shqipërinë.

Pa i hyrë fare përmbajtjes së ndryshimeve në analizë, një përfundim mbi këtë kërkesë e arrij:

Të bësh ndryshime kushtetuese në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, çfarë dobie ka për shoqërinë e Shqipërinë?

T’ja shpjegosh kreut të shtetit këto ndryshime, njeriut, që ende kërcënon me shkarkim edhe pse Komisioni i Venecias nuk i gjeti shkelje kushtetuese? Njeriut, që u provua po nga ky Komision se i është prekur e drejta në rolin e tij për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese?

Dhe mbi të gjitha, ndryshimet kushtetuese, që prekin zgjedhjet, pa Gjykatë Kushtetuese këtë pret t’ja mbështesë Europa?

Vetbesim mistik”, shkruan Meço.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT