VIDEO/ Ja si u prit 15 vite më parë Fatmir Limaj në Kosovë pasi u shpall i pafajshëm nga Haga

Me 30 nëntor 2005, Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kishte shpallur të pafajshëm Fatmir Limaj, i cili ishte njëri ndër komandantët më të zot të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me 1 dhjetor të atij viti, kishte arritur në Kosovë, ku kishin dalë ta presin liderë politikë dhe mijëra qytetarë, shkruan Gazeta Metro.
Nga një proces gjyqësor i gjatë një vit, Fatmir Limaj ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë për aktakuzat e ngritura ndaj tij.
Fatmir Limaj atëbotë ishte deputet në legjislacionin e parë të Kuvendit të Kosovës dhe shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), u arrestua nga Tribunali i Hagës në shkurt të vitit 2003 nën akuzat për krime lufte të kryera kundër civilëve shqiptarë dhe atyre serbë gjatë verës së vitit 1998, akuza të cilat Gjykata i kishte cilësuar të pabaza me 30 nëntor 2005.