Shqiptarë, gjejeni statujën e vjedhur nga grekët, më 1916, në Durrës!
"SI SHKOI 'MISS DEA' NË GREQI?"

Histori të njohura. Histori të përsëritura. Gjurmë që fshihen. Janë me mijëra, objektet arkeologjike që janë grabitur në trojet shqiptare, në harkun kohor të mijëvjeçarit të fundit.
Një prej objekteve të rrëmbyera në Durrës, në vitin 1916, e konfirmon juristi dhe konstitucionalisti Agron Alibali, i cili jeton në SHBA.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Alibali shkruan se “statuja e vjedhur është një grua, në gjendje shumë të mirë”.

Ai ka postuar po ashtu, një fragment të saj, që është publikuar në revistën ILLYRIA, të 1 qershorit të vitit 1916.
Në revistën e kohës, shkruhej se statuja është gjetur në vitin 1915, në Durrës, por më pas u gjet në një prej muzeve në Greqi… Për statujën e rëndësishme, kishte dijeni dhe Essad Pasha.

Alibali shpjegon, se prejardhja e statujës do të jetë e shënuar në muzeun ku është ekspozuar. Nëse identifikohet, atëherë mund dhe duhet të fillojë, riatdhesimi i objektit.
