Artistet me famë botëre dhe ata shqiptarë, jehonë peticionit për Apple: Vendose Kosovën në hartë

Dua Lipa, Rita Ora dhe një sërë këngëtarësh të njohur i janë bashkuar thirrjes për vendosjen e Kosovës në hartë e Apple.
Peticioni i është drejtuar kompanisë së njohur amerikabne, pasi kufijtë e Kosovës nuk ekzistojnë në hartën e saj, dhe duke e paraqitur si pjesë të Serbis.
Ka qenë e para Dua Lipa që e ka nisur këtë nismë nën thirrjen ‘Vendose Kosovën në hartë’ dhe duke etiketuar kompaninë Apple.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Rita Orës, e cila ka shpërndarë edhe ajo peticionin.
Por kësaj nisme i janë bashkuar edhe këngëtarët si Gjiko, Kapital, Melinda Ademi etj.
Tani më është hapur një peticion ku mund të marrësh pjesë edhe ti. Deri më tani në peticion kanë marrë pjesë 74 675 persona.