Të punosh vullnetare aty ku COVID-19 po merr jetë, rrëfimi prekës i mjekes kosovare (VIDEO)

Besë Zogu është në mesin më shumë se 300 mjekëve dhe infermierëve që punojnë si vullnetarë në klinikat dhe ambulancat e Kosovës që merren me personat e sëmurë me COVID-19.
Ajo tregon sa e vështirë është një ditë afër të sëmurëve dhe mundësisë për t’u infektuar edhe vetë.
“Kemi pacientë, të cilët vijnë nga simptoma shumë të lehta, pacientë me simptoma më të rënda dhe pacientë me simptoma shumë të rënda, të cilët duhet menjëherë të hospitalizohen. Ndoshta pritet në cdo rast që ai pacient të vdesë dhe kjo është shumë e vështirë, sidomos kur lajmi duhet t’i jepet familjes”, rrëfen mjekja për REL.