Lodhje pas luftës së pareshtur prej muajsh ndaj Covid, Manastirliu publikon foton e mjekes

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i përgjigjet indirekt akuzave të opozitës, duke postuar foton e Jonës, pjesë e personelit mjekësor.
Jona duket e tejlodhur, me shikimin e përhumbur, për shkak të ngarkesës së madhe që ka në këtë Spital, nga shtimi i rasteve me koronavirus. Ajo është mbështetur me duar mbi tavolinë ndërsa nuk ka hequr as veshjet mbrojtëse që i duron në trup për orë të tëra.
Kujtojmë se opozita akuzoi sot ministren Manastirliu për falsifikimin e pamjeve filmike nga brenda Infektivit, me qëllim të trembë publikun.