Rama me maskë në mbledhjen e Këshillit Politik, Basha nuk merr pjesë, dergon sekretarin

Prej orën 11:00 ka nisur mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore ku do të diskutohet mbi propozimin e 28 deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshimin e dy neneve në Kushtetutë.

Hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore do të jenë ato se çfarë do diskutohen në mbledhjen e Këshillit Politik.

Kryeministri Edi Rama i është bashkuar takimit edhe pse i “pabarabartë” në tryezë, pasi kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Kosovë. Kreu i qeverisë mbante një maskë të personalizuar me ngjyrë të zezë teksa u fut tek Pallati i Kongreseve, duke zbatuar kështu vendimin për mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura.

Përveç kryeministrit, mazhoranca përfaqësohet dhe nga Damian Gjiknuri. Ndërsa kreu i PD Lulzim Basha ndodhet në Kosovë për një vizitë,në vend të tij është sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, ndërsa nga opozita parlamentare vjen kreu i grupit Demokrat Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

Meta-Kryemadhi nuk i përgjigjen ftesës

Rama ftoi dhe presidentin Ilir Meta t’i bashkohej tryezës por presidenti nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Përveç presidentit, kryeministri i drejtoi ftesë dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka qenë disi e tërhequr nga zhvillimet e zgjedhores.

Rama me maskë në mbledhjen e Këshillit Politik, Basha nuk merr Rama me maskë në mbledhjen e Këshillit Politik, Basha nuk merr Rama me maskë në mbledhjen e Këshillit Politik, Basha nuk merr Rama me maskë në mbledhjen e Këshillit Politik, Basha nuk merr Rama me maskë në mbledhjen e Këshillit Politik, Basha nuk merr Rama me maskë në mbledhjen e Këshillit Politik, Basha nuk merr

Back to top button
LAJMET E FUNDIT