Mbyllja e lokaleve të natës, artistët protestë përpara kryeministrisë: S’kemi me çfarë jetojmë

Disa artistë e qytetarë kanë protestuar sot kundër Aktit Normativ të ditës së sotme që ndalon hapjen e lokaleve të natës apo dhe diskove.
Kjo për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.
Me sloganin “muzika nuk vret” dhjetëra qytetarë e artistë ishin sot të pranishëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Ashtu sic funksionojnë me maska bankat, por dhe lokalet e natës të vazhdojnë me maskë. Të mendojnë dhe për ne artistët, se ne me këtë jetojmë,” tha këngëtari Devis Xherahu.
Vendimi i qeverisë parashikonte gjobë deri në 3 milionë lekë apo dhe mbyllje të aktivitetit nëse nuk respektoheshin masat.