Osmani:Shqipëria duhet ta kundërshtojë idenë e shkëmbimit të territoreve

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar bashkërendim më të madh ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në shumë tema.

Osmani pas takimit me liderin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha përmes një konferencë të përbashkët për medie tha se është e nevojshme që çdokush në Shqipëri të flasë kundër ideve për shkëmbim territoresh.

“Është e domosdoshme që Kosova dhe Shqipëria të bashkërendojnë raportet ndërmjet dy vendeve. E veçmas në ekonomi dhe politikë të jashtme. Është e nevojshme që çdokush në Shqipëri të flasë kundër ideve për shkëmbim territoresh”, tha Osmani.

Ndërkaq, Basha tha se dialogu me Serbinë duhet të jetë rruga për të ecur përpara, por me qëllimin e njohjes reciproke.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT