I shpëtoi ferrit në Siri/ Presidenti pret në zyrë Alvin Berishën, shihni sa ka ndryshuar vogëlushi (FOTO)

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim të veçantë pasi ka pritur në zyrë Alvin Berishën dhe babain e tij, Afrimin.

Vogëlushi që i shpëtoi ferrit në Siri, ndodhet me pushime në Shqipëri prej disa ditësh.

Meta i cilëson dy miq të veçantë dhe shprehet i lumtur për takimin.

“I lumtur të prisja sot në Presidencë dy miq të veçantë, Alvin Berishën dhe babain e tij, Afrimin.”, shkruan presidenti krah dy fotove.

Ndërsa fotot e publikuara tregojnë një Alvin 12-vjeçar totalisht të ndryshëm nga pamjet e para të tij në Siri.

Historia e Alvinit, nga ferri në jetë

Alvin Berisha, pasi u dërgua nga e ëma në Siri, kaloi 1 muaj plot ankth në kampin famëkeq të Al Hol.

Pas një operacioni të autoriteteve italiane dhe shqiptare, ai doli nga kampi i ferrit dhe shkoi në shtëpinë e tij në Itali.

Alvin Berisha qëndronte në këtë kamp që prej 14 Marsit 2019, pas shtrimit në një spital në rajonin Hasakah të Sirisë, për shkak të plagosjes në këmbë nga një shpërthim ku humbi nënën. Ai jetonte me familjen në Itali, por nëna e tij e cila ishte radikalizuar në mbështetëse të ISIS, e mori me vete në vitin 2014 në Siri. Që prej asaj kohe, ai i kishte humbur gjurmët, por u gjet nga emisioni investigativ “Le Iene”, i cili u vu në kërkim të tij me kërkesë të babait të 11-vjeçarit.

Fatmirësisht, vogëlushi që preku zemrat e italianëve dhe shqiptarëve, e kaloi këtë situatë të vështirë.

I shpëtoi ferrit në Siri/ Presidenti pret në zyrë Alvin I shpëtoi ferrit në Siri/ Presidenti pret në zyrë Alvin I shpëtoi ferrit në Siri/ Presidenti pret në zyrë Alvin I shpëtoi ferrit në Siri/ Presidenti pret në zyrë Alvin

Back to top button
LAJMET E FUNDIT