Rama publikon videon për listat e hapura: PS do atë që duan qytetarët, të hapim portën për një demokraci më të fortë

“Listat e hapura” janë kryefjala e politikës shqiptare, teksa partitë politike ndodhen të ndara për të pranuar këtë sistem të ri të zgjedhjeve.

Partia Socialiste, është e pozicionuar pro hapjes së listave dhe tashmë ka thirrur Këshillin Politik për të arritur në një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Në “Këshill” ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili po angazhohet personalisht në hapjen e listave, pasi sipas tij kjo është dhe ajo që dëshiron populli shqiptar.

Së fundmi me anë të një video të postuar në facebookun e kryeministrit Rama, shpjegohet rëndësia e listave të hapura dhe efekti që kanë ato tek qytetarë, por edhe demokracia në vend.

“HAPJA E LISTAVE përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse PARTIA SOCIALISTE DO ATË QË DUAN QYTETARËT?“, shkruan Rama krahas videos.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT