E shtruar prej ditësh tek Infektivi, specialistët e ISHP-së dyshime për 72-vjeçaren: Mund të jetë infektuar nga lekët

Një grua e moshuar, 72-vjeçare e cila është konfirmuar pozitive me Covid-19 dyshohet të jetë infektuar nga lekët.
E moshuara nga Elbasani ndodhet në spitalin Infektiv në Tiranë, e shtruar prej disa ditësh.
Mësohet se gruaja i ka deklaruar specialistëve të ISHP-së se nuk ka pasur kontakt me asnjë person gjatë kohës që kishte marrë virusin.
Për këtë arsye, specialistë të ISHP-së dyshojnë se një nga burimet e infektimit të gruas janë lekët.
Aktualisht gjendja e saj shëndetesore eshte e qendrueshme.