Mbi postimin e “ultranacionalistes shqiptaromadhe” Dua Lipa, që ka trazuar serbët dhe rrjetin

Nga Enver Robelli
Historia e shqiptareve (dhe me gjase e asnje populli) nuk shpjegohet me 250 germa ne Twitter. Aq me pak me nje “harte” te skicuar per nje ndeshje futbolli.
Dua Lipa ka pasur 100 menyra per t’iu kundervene komunitetit nga kanalizimi racist dhe ultranacionalist serb.
Para disa javesh ajo shperndau nje postim te kineastit Vin Arfuso qe ishte – thene me se buti – diskutabil dhe kishte te bente me konfliktin mes Izraelit dhe palestinezeve.
Arfuso aty llomotiste per “hebrenjte e rrejshem” dhe “te krishteret e rrejshem” qe e paskeshin themeluar Hamasin per te arsyetuar “spastrimet etnike dhe vrasjet”.
Qeveria e tanishme e Izraelit meriton te kritikohet, sepse politikat e saj jane shtypese, por duhet gjetur menyren e duhur te kritikes dhe perhere duke pasur parasysh shmangien e keqinterpretimeve nga kujdestaret e mediave sociale.
Dua Lipa ka treguar nje ndjeshmeri te madhe per migrantet dhe e ka perkrahur socialistin Bernie Sanders ne garen per te qene kandidat per president te Amerikes.
Ajo po ashtu e ka mbeshtetur betejen e aktivistes suedeze Greta Thunberg per mbrojtjen e planetit. Keto e nderojne Dua Lipen.
Dhe te gjitha keto, krahas muzikes se saj, e bejne Dua Lipen marke, fenomen dhe yll global. Natyrisht me ndikim.
Postimi i fundit i saj pa e shpjeguar kontekstin lokal per publikun global shkakton vetem konfuzion dhe reagime te disa akademikeve dhe “eksperteve te Ballkanit” qe flejne ne Twitter dhe duan ta paraqesin Dua Lipen si nje “ultranacionaliste shqiptaromadhe”.
Ec e shpjegoja tash fansave ne Brazil, ne Zimbabve, ne Indonezi dhe ne Bangladesh se postimi mund te kete qene vetem reagim ndaj nje fushate raciste te nacionalisteve serbe?
Goditja ndaj mafies ultranacionaliste serbe ka mundur te jete me efektive po te mos perdorej simbolika e tribunave te futbollit.
Ne tri dekadat e fundit shqiptaret ne Ballkan kane arritur mjaft suksese dhe keto i kane arritur fale ndihmes se madhe te Perendimit.
Dy shtete qeverisen nga shqiptaret, ndersa i treti bashkeqeveriset nga shqiptaret. Keto suksese jane arritur me politika te mençura strategjike.
Jo me simbole te dizajnuara per beteja 90-minuteshe ne fushen e gjelber.