Rëndësia e listave të hapura, Rama nxjerr videon: Do t’i hapim listat sepse PS do atë që duan qytetarët

“Listat e hapura” janë kryefjala e politikës shqiptare, teksa partitë politike ndodhen të ndara për të pranuar këtë sistem të ri të zgjedhjeve.
Partia Socialiste është e pozicionuar pro hapjes së listave dhe tashmë ka thirrur Këshillin Politik për të arritur në një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Në “Këshill” ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili po angazhohet personalisht në hapjen e listave, pasi sipas tij kjo është dhe ajo që dëshiron populli shqiptar.
Së fundmi me anë të një video të postuar në Facebookun e kryeministrit Rama, shpjegohet rëndësia e listave të hapura dhe efekti që kanë ato tek qytetarë, por edhe demokracia në vend.
“HAPJA E LISTAVE përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse PARTIA SOCIALISTE DO ATË QË DUAN QYTETARËT“, shkruan Rama krahas videos.