Rasti që po “çmend” mjekët në Itali, 4-vjeçarja prej 5 muajsh rezulton pozitive me Covid-19

Një katër vjeçare në Itali është dhe një ndër rastet më të rralla porsa i përket infeksionit të Covid -19.

Vogëlushja prej 5 muajsh vazhdon të testohet dhe rezulton ende pozitive.

Mjekët shpjegojnë se  jo të gjithë pacientët me Covid e shpërndajnë infeksionin. Ndërsa prindërit e vogëlushes këkrojnë që t’i jepet fund ankthit të tyre dhe vajza të çlirohet spese nuk përben rrezik për njerëzit.

Sipas rregulloreve aktuale, që të shpallet i shëruar një subjekt duhet të jetë negativ me dy tamponë.

Më 24 Mars, vajza e vogël pati ethe, temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje. Të shqetësuar, prindërit e çuan në spital ku mjekët i siguruan prindërit  se ajo nuk kishte probleme me mushkëritë dhe e nisën atë në shtëpi pa e testuar për Covid.

Pasi e mbajtën në karantinë për 14 ditë, gjatë kësaj kohe në trupin e 4-vjeçares nisën të shfaqeshin njolla. Vetëm pas vizitës së dytë në spital ajo u testua dhe doli pozitive me Covid.

Gjatë gjithë kohës që është testuar vajza ka dalë pozitive.

Bërja e testeve të tjera do të ishte e dëmshme për shëndetin e saj psikologjik, prandaj nëna vendosi të shmangë torturat dhe iu drejtua autoriteteve rajonale shëndetësore në Milano.

Shefi i Mikrobiologjisë në Spitalin e Fëmijëve Bambino Gesù në Romë ka theksuar se deri më tani studimet në lidhje me këtë drejtim po tregojnë se jo të gjithë pacientët me Covid e shpërndajnë infeksionit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT