Bujanoci nga sot qeveriset vetëm nga shqiptarët, flet kryetari i sapozgjedhur

Nagip Arifi është zgjedhur sot kryetar i ri i Komunës së Bujanocit. Pas zgjedhjes për Reporteri.net ai ka folur për planet e tij dhe gjendjen e komunës.

“Pas zgjedhjeve të 21 qershorit ku partitë politike fituan shumicën e këshilltarë në asamble, për herë të parë të gjitha partitë kanë bërë një koalicion ku funksionet kryesore i kanë shqiptarët. Ne e kemi kryetarin e komunës, kryesuesin e Asamblesë dhe zëvendëskryetarin e komunës. Plani i parë që është që të kemi një stabilitet ekonomik dhe politik në komunën e Bujanocit, një bashkëpunim me miqtë tanë ndërkombëtare por edhe me Qeverinë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë”, ka thënë Arifi.

Ai ka thënë se do të punojë për zhvillimin ekonomik të kësaj komune.

“Do të konkurrojmë me programe konkrete për zhvillim ekonomik me Kosovën, Serbinë dhe Shqipërinë dhe me e organizata të ndryshme ndërkombëtare”, ka shtuar Arifi.

Ai ka thënë se Partia Demokratike të cilën ai e udhëheq është këmbëngulëse që ta shpijnë deri në fund marrëveshjen me partitë e tjera shqiptare.

Por Arifi ka kërkuar edhe ndihmën e dy shteteve shqiptare. Ai ka thënë se do të kërkojë nga qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë të kenë një linjë buxhetore për Luginën.

“Sa i përket subjektit tonë jemi këmbëngulës për realizimin e marrëveshjes deri në fund por presim edhe ndihëm e Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë. Ish -qeveria I ndau 500 mijë euro në kohën e pandemisë për Luginën e Preshevës, për fat të keq qeveria e Shqipërisë deri më sot asgjë. Në të ardhmen do t’i propozojmë qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë të jemi në linjë buxhetore në buxhetet e tyre”, ka thënë Arifi.

Ai ka folur edhe për situatën me COVID-19 në Komunën e Bujanocit. Arifi ka thënë se situata aktualisht nuk është e lakmueshme.

“Situata nuk është edhe lakmueshme në komunë tonë sepse kemi lidhje faerfisnore me Kosvën dhe virusi po bartet. Deri më tash sa jam i njoftuar i kemi 15 raste me coronavirus. Që nga dita e martë do të marrë në udhëheqje Shtabin Emergjent Komunal”, ka shtuar Arifi për Reporteri.net.

Ai ka thënë se shqiptarët do të udhëheqin më të gjitha drejtoritë komunale në Bujanoc.

Kujtojmë se ditë më parë të gjitha partitë politike shqiptare në Bujanoc arritën marrëveshjen për bashkëqeverisje. Në koalicion janë Partia Demokratike, Partia për Veprim Demokratik, Lëvizja e Progresit Demokratik dhe Alternativa për Ndryshim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT