“Të ankohesh për një problem pa i dhënë zgjidhje, quhet kuisje”/ Rama mesazh të koduar për opozitën e bashkuar

Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një mesazh të koduar kundrejt opozitës jashtëparlamentare, e cila dje bojkotoi këshillin politik të thirrur nga mazhoranca. Rama shkruan në Facebook: “Të ankohesh për një problem pa i dhënë zgjidhje quhet kuisje”. Kjo është një shprehje e ish-presidentit të Amerikës, Theodore Rosevelt.
Sot nuk do të ketë këshill politik pavarësisht kërkesës së opozitës së bashkuar, ndërkohë dje mbledhja zgjati shumë pak, ndryshe nga çdo herë tjetër.
Kjo është për shkak të marrëveshjes së arritur mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare për votimin në kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit, me disa ndryshime kushtetues.