Meta: Të merren urgjentisht masa për ndalimin e shpopullimit të Shqipërisë, plotësimi i 15 kushteve rruga e vetme

Pas një studimi të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Divizionin e Popullsisë, ku  thuhej se nga viti 1990 deri në 2020-n, nga Shqipëria janë larguar rreth 1.2 milionë persona dhe se pritet të largohen edhe 615 mijë të tjerë në dekadat e ardhshme, ka reaguar Presidenti Ilir Meta.

Meta i alarmuar ndaj këtyre shifrave është shprehur se ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.

Ndër të tjera Kreu i Shtetit është shprehur se plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane.

“Ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.

Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani!

Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane!

Të bashkohemi kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës! Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë”, shkruan Meta

Back to top button
LAJMET E FUNDIT