Latifi: Sot, Erdogani po e ndërton xhaminë e re, për të dhënë mesazhin se Kosova është nën hijen e Turqisë

Analisti politik, Blerim Latifi ka dalë kundër xhamisë së re në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar në Facebook se “sot, Erdogani po e ndërton xhaminë e re në Prishtinë për të dhënë mesazhin se Kosova është nën hijen e Turqisë. Kjo është e gjitha. Të tjerat janë rrëfime të kota”.

Sipas tij edhe Milosheviqi e ngriti kishën ortodokse serbe m’u në mes të Prishtinës për të dhënë mesazhin se Kosova është Serbi.

Reagimi i plotë:

Kushdo që ka pak njohuri nga historia e civilizimeve e di se tempujt e mëdhenj fetarë më shumë ndërtohen për të dhënë mesazhe politike e dëshmi të pushtetit mbi një vend, se sa për t’u shërbyer nevojave të besimtarëve të thjeshtë. Që nga tempujt e Karnakut në Egjiptin e Lashtë e deri me sot kështu ka qenë. Nga ky rregull nuk bën përjashtim as historia jonë. Nuk bën përjashtim as kjo historia e tempujve në qendër të Prishtinës.

Milosheviqi e ngriti kishën ortodokse serbe m’u në mes të Prishtinës për të dhënë mesazhin se Kosova është Serbi. Pas luftës, Ibrahim Rugova e ngriti katedralën katolike për t’i thënë botës së Kosova është pjesë e Perëndimit. Sot, Erdogani po e ndërton xhaminë e re në Prishtinë për të dhënë mesazhin se Kosova është nën hijen e Turqisë. Kjo është e gjitha. Të tjerat janë rrëfime të kota.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT