Elmas Boçe të bronxifikohet, kërkesa e veçantë e “djemve” të Gjirokastrës

Faqja në Facebook, “Djemtë e Gjirokastrës”, përmes një postimi shprehen se sot shënohet edhe 140 vjetori kur djemtë e Gjirokastrës u mblodhën në odën e kashadharëve për të bërë kuvendin kombëtar në toskëri me qëllim bashkimin kombëtar.
Ata shprehen se Abdyl Frashëri dhe Elmas Boçe mbajtën fjalën e parë të këtij kuvendi ku Kurveleshi dhe Gëgëria bashkoj zemrat e djemve te saj.
Po ashtu, kërkohet që Elmas Boçe të bronxifikohet, duke shtuar se Ministria e Kulturës që prej 2012 nuk po përfundon këtë punë të shenjt për popullin e Gjirokastrës.
Reagimi i plotë:
Si sot 140 vjet më parë djemtë e Gjirokastrës u mblodhën në odën e kashadharëve këtu për të bërë kuvendin kombëtar në toskëri me qëllim bashkimin kombëtar…
Abdyl Frashëri dhe Elmas Boçe mbajtën fjalën e parë të këtij kuvendi ku Kurveleshi dhe Gëgëria bashkoj zemrat e djemve te saj.
Jemi krenar që hecim mbi kalldremet kur paraardhësit tanë bën histori…jemi krenar që vim dhe nderojmë te i njejti vend përpjekjet e paraardhësve tanë për Shqipërinë …krahas kësaj sot kemi këtu të rigjallur organizatorin e këtij kuvendi dhe më pas firmetarin e aktit të pavarësisë Elmas Boçen.
Kërkojmë në emër të djalit të Gjirokastrës Elmas Boçe të bronxifikohet kontributi i tij sepse Ministria e Kulturës që prej 2012 nuk po përfundon këtë punë të shenjt për popullin e Gjinokastrës …E ardhmia është turizmi …turisti vjen të shikoj historinë tonë …ne na mjafton ta ringjallim atë …