Vdekja e 27-vjeçarit në Infektiv, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

Një i ri nga Kavaja ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv.
Nëpërmjet një reagimi zyrtar, Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27 vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral.
27-vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes.