“Parlamenti e zhveshi presidentin nga…”/ Meta ankohet te ambasadorët

Mësohen detaje nga takimi i presidentit Ilir Meta me ndërkombëtarët.  Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar një burimi nga presidenca raporton se presidenti u ka shprehur ambasadorëve një sërë pakënaqësish që lidhen me ndryshimet e votuara dje në parlament të ligjit për Gjyqtarët dhe Prokurorët.

Top Channel ka siguruar një dokument në anglisht, të cilin presidenti ia dorëzoi ambasadoreve ku thuhet se: “Me këtë ligj parlamenti e zhveshi presidentin nga e drejta për të pranuar betimin e gjyqtarëve të lartë, prokurorëve dhe prokurorëve të SPAK.

Më tej, në këtë dokument presidenti thekson se: “Fuqia e kreut të shtetit mësoi limitime të tjera në sistemin e dobësuar të kontrollit dhe balancës të theksuar vazhdimisht edhe nga Komisioni Venecias.

Shumica qeverisëse delegjitimoi traditën e procedurës solemne të betimit përpara presidentit që prezanton unitetin e popullit”.

“Parlamenti e zhveshi presidentin nga...”/ Meta ankohet te

Back to top button
LAJMET E FUNDIT