Meta vlerëson publikisht Bashën: Bëri një akt historik dhe shërbim të çmuar për demokracinë

Presidenti Ilir Meta ka vlerësua publikisht Lulzim Bashën për vendimin në emër të opozitës së bashkuar për hapjen 100% të listave.

Kreu i shtetin e quan akt historik dhe shërbim të çmuar për demokracinë, lëvizjen e opozitës së bashkuar.

“Pranimi publik nga lideri i Opozitës së Bashkuar, z.Lulzim Basha për HAPJEN E LISTAVE 100% është AKT HISTORIK dhe SHËRBIM I ÇMUAR për demokracinë dhe rikthimin e parlamentarizmit të vërtetë.

Është respekt dhe detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë“, deklaron presidenti.

Sipas Metës, tani është koha që “Këshilli Politik të punojë natë e ditë me ekspertët ndërkombëtarë për konkretizimin më efikas.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT