Pas qëndrimit të BDI në, zbutet Zaev: S’jemi kundër kryeministrit shqiptar

Menjëherë pas intervistës për “Shqip” të krahut të djathtë të Ali Ahmetit, i cili ka shpallur se nuk do të ketë koalicion për qeverinë e re, me forcat që kanë aleate partinë “E Majta”, e cila është kundër hyrjes në NATO, kanë nisur reagimet zinxhir në Maqedoni.
Qëndrimi i Sekretarit Organizativ të BDI-së, Artan Grubi për “Shqip”, ishte në një farë mënyre një sinjal i koduar drejtuar partisë së Zoran Zaevit për vijimin e qeverisjes.
Dhe menjëherë nuk ka vonuar përgjigja e LSDM-së, sërish në nivelin e një udhëheqësi të nivelit të dytë, Peter Shigelov, njeri i afërt i Zaev, i cili ka deklaruar se për partinë e tij nuk ka asnjë problem që kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë të jetë shqiptar.
“Asnjëherë përkatësia etnike e ndonjë qytetari nuk ka qenë pengesë për kryerjen e çfarëdo funksioni ose të që mos marrë mbështetjen e LSDM-së për kryejen e cilitdo funksion. Ishte shumë e kontestueshme mënyra se si kjo u imponua në fushatë, megjithatë unë më shumë dua ta shoh si pjesë e paraqitjes parazgjedhore të secilës parti politike”, tha Shilegov.
Ai shtoi po ashtu se deri sa kemi shqiptar në krye të Kuvendit ose Ministër a Drejtor në funksione serioze me përkatësi etnike që nuk janë maqedonas, atëherë kjo, sipas Shilegovit, nënkupton se nuk ekziston ekskluziviteti që në pozitën e Kryetarit të Qeverisë të jetë vetëm maqedonas.
‘Jam i bindur që ky është proces përmes të cilit ne duhet të vijmë përmes marrëveshjes, e jo përmes rrugës së kushtëzimit. Disi kështu ngjante periudha parazgjedhore’, tha Shilegov.
Ndërkaq, kreu i Aleancës Shqiptare Zijadin Sela, ka bërë të ditur nëpërmjet zëdhënësit e tij në agjencinë INA se ja ka përplasur telefonin në fytyrë Ali Ahmetit, kur ky i fundit i ka kërkuar bashkëpunim për kryeministrin shqiptar.
Lideri i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela i ka thënë liderit të BDl-së Ali Ahmeti se partia e tij e ka vjedhur legjiimitetin e popullit në zgjedhje duke manipuluar me blerjen e votave dhe duke shantazhuar shqiptarët.
Këtë telefonatë e ka bërë publike, Flakron Bexheti, anëtar i kryesisë Qendrore dhe zëdhënës i partisë.
Aleanca do të nisë një seri protestash, duke akuzuar BDI-në se ka manipuluar votat. Këto protesta do të jenë një presion ndaj Zaevit që të mos krijojë një aleancë të lehtë me BDI-në. Megjithatë Zaev ka nisur edhe joshjen e deputetëve të veçantë. LSDM i bëntë thirrje deputetëve të ndryshëm të Kuvendit të bëhen pjesë e aleancës qeverisëse. Kjo deklaratë ka tingulluar si një ofertë për të “blerë” deputetë që të ketë një mundësi më të mirë për të mos u shantazhuar nga BDI.
Dimitar Apasiev, kryetar i partisë “E Majta”, antagoniste me LSDM-në ka deklaruar se ka nisur një lojë e ethshme për të blerë deputetë. Tregu për një deputet varion nga 100-500 mijë euro.