Heronj! Njihuni me mjeken shtatzënë që vijon punën tek Infektivi (FOTO)

Mjekët në vijën e parë të frontit kundër COVID-19 jo vetëm po përmbushin detyrën e tyre me profesionalizëm e maturi, por po sakrifikojnë çdo ditë në shërbim të shëndetit të qytetarëve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu sjell një shembull ku sakrifica merr formën e barkut të rrumbullakosur të mjekes që kujdeset për pacientët e saj me COVID-19, ndërsa është tërësisht e veshur me mjetet e mbrojtjes personale për shkak se rreziku është i lartë.

“Heronj”, është komenti i vetëm i ministres Manastirliu.

Mjekët, infermierët dhe personeli tjetër shëndetësor në dy spitalet COVID, por edhe pjesa tjetër e kujdesit shëndetësor parësor që trajton të sëmurët në shtëpi, tashmë kanë muaj që punojnë orar pa orar, duke marrë parasysh edhe rrezikun.

Heronj! Njihuni me mjeken shtatzënë që vijon punën tek

Back to top button
LAJMET E FUNDIT