Situata e rëndë në vend nga Covid-19/ 21 pacientë në terapi intensive, 9 të intubuar

Situata në vend paraqitet tepër e rëndë pas shifrave alarmante të Covid-19 ku vetëm në dy ditët e fundit 11 persona kanë humbur jetën.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 6 persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit nga Coronavirus në Shqipëri.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar,” bën me dije ministria.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 304 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, 8 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Sarandë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2637, që nga fillimi i epidemisë.