Dikur qindra viktima, sot Italia shënon 1 humbje jete më pak se Shqipëria (SHIFRAT)

Italia në fillim të pandemisë ishte një nga vendet më të prekura, ku kishte ditë që numri i viktimave i kalonte 900.
Tani duket se situata është qetësuar, pasi numri i viktimave dhe të infektuarve është çdo ditë në ulje.
Italia ditën e sotme ka shënuar 5 viktima, ndërsa vendi ynë ka shënuar 6 humbje jete nga koronavirusi.
Sakaq, autoritetet italiane kanë bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 274 persona.
Kujtojmë që në Itali deri më tani 35,102 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 245,590.