Bum denoncimesh/ 4,856 kallëzime në total për gjyqtarët e prokurorët në Shkallën e parë të Vetting-ut

Denocimet e qytetarëve ndaj gjyqtarëve e prokurorëve nuk kanë ndalur as përgjatë periudhës së pandemisë, kur Komisionet e Vetting-ut ndalën aktivitetin.

Scan Televizion ka zbardhur të dhënat zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të cilat tregojnë se megjithë një rënie të ndjeshme gjatë muajve të izolimit, janë regjistruar në total 436 për 5 muajt e parë të vitit 2020. Ka qenë muaji prill ai që ka shënuar numrin më të ulët të denoncimeve, që korrespondon edhe me kulmin e izolimit.

Ndërkaq, në total ka arritur në 4,856 numri total i denoncimeve të qytetarëve pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që prej vitit 2017, kur ai nisi zyrtarisht aktivitetin. Viti me numrin më të madh të ankesave ka qenë 2018, kur në drejtim të shkallës së parë të Vetting-ut janë dërguar 1858 denoncime nga qytetarët në drejtim të gjyqtarëve e prokurorëve.

Vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pranon se ka pasur denoncime të vlefshme, të cilat u kanë ardhur në ndihmë trupave gjykuese, ndërkohë që çdo denoncim i  bashkëlidhet  dosjes së subjektit të rivlerësimit, të cilit i takon denoncimi dhe është trupa gjykuese që, në zbatim të ligjit,  shqyrton dhe vendos për të.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT