Thotë se e ka me të dëgjuar, urologu Artan Koni: BE financon me 18 mijë euro për çdo rast vdekje që shënohet nga virusi

Pretendimi u ngrit nga mjeku urolog Artan Koni në intervistë me News 24.
Ai u pyet për situatën me koronavirusin në vendin tonë, kur tha se kishte dëgjuar për një lajm se BE do të ofrojë për qeveritë e ballkanit me 18 mijë euro për çdo vdekje dhe sipas tij çuditërisht numri i viktimave në Shqipëri u rrit ndjeshëm.
Ai thotë se kjo gjë po funksionon në gjithë Ballkanin.
Artan Koni:
Sa i përket numrit të viktimave, pjesa lindore e Europës për tu dukur më të suksesshëm e mbajtën numrin e vdekjeve më pak të raportuar se normalja.
Kishte zëra a vdiq nga covid apo jo. Ka pasur përher një tymnajë të tillë. Në Shqipëri nuk kemi qenë asnjëherë fiks të sigurt nëse ka vdekur nga virusi apo nga zemra e probleme të tjera.
Kjo ishte në fazën e parë. Ndërsa më pas kur mbaroi karantina doli një lajm për këto lloj vendesh që për çdo vdekje BE do financojë qeverinë përkatëse serbe bullgare shqiptare etj me 18 mijë euro, sipas lajmit ishte për të ndihmuar infrastrukturën.
Çuditërisht pas këtyre lajmëve kemi shtrim të rasteve të shënuara si vdekje nga covid në gjithë zonën e Ballkanit. Që do të thotë besoj se ai shënimi vdiq nga covidi tani nisi të bëhet me thjeshtë nga ndihma që bën BE.
Besoj se nëqoftëse funksionon në mentalitetin ballkanas funksionon edhe në shtetin shqiptar. Pra duhen pasur parasysh edhe këto dy tre detaje të vogla kur flasim për shifrat e koronavirusit.